Lojërat tradicionale mbledhin bashkatdhetarë nga të gjitha trevat shqiptare
Foto,RTK
Kosovë

Lojërat tradicionale mbledhin bashkatdhetarë nga të gjitha trevat shqiptare

Islam Haxhiu/ RTK

Lojërat tradicionale në rajonin e Dukagjinit çdo vit mbledhin bashkatdhetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ndërsa rëndësia kryesore e tyre është demonstrimi i shkathtësisë fizike.

Rajoni i Rugovës së Pejës në vazhdimësi kulturës shqiptare i dha vlera të larta artistike, përfshirë këtu edhe lojërat tradicionale të cilat sot bashkuan bashkëatdhetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Kështu janë shprehur organizatorët në hapje të këtyre garave të cilat u zhvilluan në amfiteatrin natyror në Bogë të Rugovës.

Lojërat tradicionale të Rugovës janë të hershme të cilat me ca ndërprerje e vazhduan jetën e vet deri në ditët tona tha prof Zymer Neziri, ndërsa rëndësia kryesore e tyre është demonstrimi i shkathtësisë fizike.

Ndërsa në emër të Qeverisë së Kosovës, këto aktivitete tradicionale i përshëndeti zv kryeministrja Donika Gërvalla – Shwarc.

Në garat në rrëzimin e duarve vendin e parë e zuri Granit Kelmendi, në hedhjen e shigjetës, Liridon Cukaj, në garat në tërheqjen e litarit vendin e parë e zuri ekipi i Haxhajve ndërsa në disiplinën e mundjes fitues u shpall Valdrin Mekaj.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle