07:11 / 08.08.2022
Pritjet në Merdarë dhe Dheu i Bardhë deri në 20 min
A.Bela / RTKlive
Në vendkalimet kufitare me Kosovën është normalizuar qarkullimi.
Sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka pritje më shumë se 20 min më dalje në dy pikat kufitare që kanë më shumë frkuentim në Merdare dhe Dheu i Bardhë, raporton RTKlive.
Këtë fundjavë kishte më shumë fluks të automjeteve për shkak të kthimit të bashkëatdhetarëve në vendet ku jetojnë dhe punojnë.
























