Musliu: 1 000 deri 1 300 kontejnerë do t’i shtohen Prishtinës - Video
Foto: RTK
Kosovë

Musliu: 1 000 deri 1 300 kontejnerë do t’i shtohen Prishtinës - Video

Kimete Kasumi/ RTKlive

Për projektet që është duke i realizuar komuna e Prishtinës, sa iu përket shërbimeve publike, menaxhimit të mbeturinave, sot ka folur në emsionin “Aktual” në RTK, Ilirik Musliu, drejtor i Shërbimeve Publike në komunën e Prishtinës.

Musliu tha se ndërmarrja “Pastrimi” nuk ka qenë në gjendje të mirë e ajo ka shfaqur telashe qysh në fillim.

 “Realisht të gjithë jemi dëshmitarë të situatës në të cilën e kemi gjetur ndërmarrjen. Sigursht sa i përket menaxhimit të mbeturinave ndërmarrja ‘Pastrimi’ nuk ka qenë në gjendje të mirë as operative, as organizative, as financiare. Ju i dini telashet që kemi pasur qysh në fillim me bllokimin e deponisë për ndërmarrjen ‘Pastrimi’. Me atë rast kemi filluar të sfidohemi me menaxhimin e mbeturinave”, tha ai.

“Ne jemi duke punuar. Tash do të dalë thirrja edhe për blerjen e kontejnerëve të rinj. 1 000 deri 1 300 kontejnerë do të vijnë në kryeqytet. Ka nevojë disa lokacione të shtohen me kontejnerë, në disa të tjera duhet të ndërrohen për arsye se janë të dëmtuar”, shtoi ai.

Për më shumë ndiqeni videon më poshtë:


MË SHUME NGA Kosovë