13:20 / 10.08.2022
Haradinaj nderon heronjtë e luftës
A.B / RTKlive
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka nderuar në 24-vjetorin e rënies heronjtë e kombit.
"Historia shqiptare është histori sakrifice e heroizmi. 9 dhe 10 gushti i vitit 1998, ishte dëshmitar i trimërisë së luftëtarëve të pashoq të Zonës Operative të Dukagjinit, Bekim Berisha - Abeja, Bedri Shala, Elton Zherka, Përmet Vula, Sokol Sejfijaj e Jusuf Kelmendi. Gjithashtu, po atë ditë, jehoi pushka çlirimtare e luftëtarëve të lirisë, Agim Bajrami - Zefi, Xheladin Kurtaj e Besnik Begunca, në Zonën Operative të Nerodimes.L uftëtarë të pashoq, trima e atdhetarë, që para jetës së tyre e vendosën lirinë e Atdheut të pushtuar. Ky heroizëm, frymëzon dhe formëson brezat, motivon për Atdheun e fortë", ka shkruar Haradinaj në Facebook.























