Nesër, pa ujë disa fshatra e lagje të Prishtinës dhe Graçanica
Kosovë

Nesër, pa ujë disa fshatra e lagje të Prishtinës dhe Graçanica

N. Mekolli /RTKlive.com

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se nesër për shkak të disa punimeve teknike, në gypin magjistral të çelikut fi 600 mm Badoc - Prishtinë, pa ujë të pijshëm do të mbesin: Graçanica me fshatra, Hajvalia, Veterniku, Mati 1 dhe Bregu i Diellit.

Sipas njoftimit, realizimi i punimeve të tilla bëhet gjithnjë për funksionim më të mirë të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit.

“Nesër, duke filluar nga ora 10:00-18:00 pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin: Graçanica me fshatra, Hajvalia, Veterniku, Mati 1 dhe Bregu i Diellit. Ua kujtojmë se, kur kemi punime të tilla në gypa më të mëdhenj, në moment që uji vjen në krojet tuaja duhet lënë të rrjedhin për pak minuta për shkak që mund të vjen i turbullt , deri në shpërlarjen e linjës”, thuhet në njoftimin e KRU "Prishtina".


MË SHUME NGA Kosovë