Gjendje emergjente për ujë në Gjilan
Kosovë

Gjendje emergjente për ujë në Gjilan

RTK

Thatësia që e ka përfshirë vendin tonë muajt e fundit ka ndikuar që niveli i ujit në liqenin e Perlepnicës, prej nga furnizohen rreth 65 për qind të qytetarëve të Gjilanit, të bjerë 11 metra nën nivelin maksimal.

Kjo ka ndikuar që zyrtarë e ujësjellësit Hidromarava, të planifikojnë që gjatë javës së ardhshme, të shpallin gjendje emergjente për ujë.

Niveli i ujit në Përlepnicë ka rënë nën 11 metra, Gjilani pritet të shpallë gjendje emergjente për ujë.

 


MË SHUME NGA Kosovë