6.527 raste aktive me COVID-19
Kosovë

6.527 raste aktive me COVID-19

N. Mekolli /RTKlive.com

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 6.527.

Në raportin e fundit, bëhet e ditur se janë realizuar 2.703 testime prej të cilave, 869 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Aktualisht janë 6.527 raste aktive. Ndërkohë, në raportin e fundit të publikuar nga MSH, bëhet e ditur se dy persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19, kurse 1.155 të tjerë janë shëruar.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 50 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.834.957 doza të vaksinës, njofton MSH.

Që nga paraqitja e rasteve të para, më 13 Mars 2020, në Kosovë nga COVID-19 kanë vdekur 3.184 persona.


MË SHUME NGA Kosovë