Kosova vend pritës i “Defender Europe 23”
Foto: Armend Mehaj/ Facebook
Kosovë

Kosova vend pritës i “Defender Europe 23”

Valmira Saraçi Sahatçiu /RTKlive

Mehaj: "Defender Europe 23", do të dëshmojë edhe një herë përgatitjen dhe profesionalizmin e lartë të ushtrisë së Kosovës.

Republika e Kosovës do të jetë vend pritës i ushtrimit më të madh fushor në rajonin e Ballkanit "Defender Europe 23". Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Ai ka shkruar se përgatitjet janë duke vazhduar dhe se blerja e pajisjeve dhe kompletimi i infrastrukturës, i paraprijnë këtij ushtrimi.

“Përgatitjet janë duke vazhduar, ushtrimet parapërgatitore të ushtrisë sonë, blerja e pajisjeve dhe kompletimi i infrastrukturës, i paraprijnë këtij ushtrimi.

Në "Defender Europe 23", ushtria e Kosovës do të marr pjesë me dy regjimente. Gjatë këtij ushtrimi, planifikohet që të validohen kapacitetet e këmbësorisë së FSK-së në nivel të Regjimentit , nga njësi të specializuara për validim të Ushtrisë Amerikane”, ka shkruar ndër të tjera ministri Mehaj.

Sipas tij ushtrimi "Defender Europe 23", do të dëshmojë edhe një herë përgatitjen dhe profesionalizmin e lartë të ushtrisë së Kosovës.

 

 


MË SHUME NGA Kosovë