Mehaj takon komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s
Foto: Ministria e Mbrojtjes
Kosovë

Mehaj takon komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s

Emie Hoti/ RTKlive

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur të enjten në takim komandantin e Gardës Kombëtare të IOWA-s, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjeneral major Ben Corell.

Sipas njoftimit, në takim u diskutua rreth situatës së sigurisë, lidhur me zhvillimet brenda Ministrisë së Mbrojtjes dhe me punën që është duke u bërë për të arritur përmbushjen e objektivave  strategjike, të cilat janë në funksion të plotë të zhvillimit dhe forcimit të ushtrisë sonë.

“Gjithashtu u theksua se bashkëpunimi i kultivuar me Gardën Kombëtare të IOWA-s, është ndërtuar falë angazhimit, përkushtimit dhe besimit të dyanshëm”, thuhet në komunikatën nga Ministria e Mbrojtjes.

“Ky bashkëpunim është vlerësuar lartë edhe nga Gjeneral Corell, i cili shprehu bindjen se të ky bashkëpunim do të thellohet edhe më tutje".

Tutje, thuhet se Mehaj falënderoi  Gjeneral Correll për bashkëpunimin dhe mbështetjen e ofruar nga Garda Kombëtare e IOWA-s për më shumë së një dekadë.


MË SHUME NGA Kosovë