4.847 raste aktive me COVID-19
Kosovë

4.847 raste aktive me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 4.847.

Në raportin e fundit, bëhet e ditur se janë realizuar 1.598 testime prej të cilave 483 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sipas këtij raportit, një persona ka vdekur, janë shëruar 1.196 të tjerë, kurse rastet aktive janë 4.847.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar vetëm 45 persona. Prej fillimit të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.156 doza të vaksinës anti COVID, njofton MSH.


MË SHUME NGA Kosovë