Gjoba e heqje e patentë shoferëve për 6 muaj ndaj dy shoferëve në Ferizaj
BKT
Foto: Policia e Kosovës
Kosovë

Gjoba e heqje e patentë shoferëve për 6 muaj ndaj dy shoferëve në Ferizaj

Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive

Të dy shoferët kishin tejkaluar shpejtësinë e lëvizjes në zonën e kufizimit prej 40 kilometër në orë duke drejtuar automjetet me shpejtësi njëri 76 e tjetri 77 kilometër në orë në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.

Policia e stacionit në Ferizaj ka bërë të ditur se të dielën në rrugën “Rexhep Bislimi” ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, duke tejkaluar shpejtësinë e lejuar në zonën e kufizimit prej 40 kilometër në orë, drejtonte automjetin me shpejtësi prej 76 kilometër në orë. Në lidhje me këtë policia ka bërë të ditur se ndaj shoferit 27 vjeçar me inicialet U.B  shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro, 3 pikë negative dhe gjashtë muaj masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit). Siç bëhet e ditur nga policia e Rajonit të Ferizajt, në po të njëjtën rrugë  policia ndaloi shoferin tjetër me inicialet G.K i moshës 49 vjeçar i cili shkaktoi kundërvajtje duke drejtuar automjetin me shpejtësi 77 kilometër në orë në zonën e kufizimit për 40 kilometër në orë. Po njëjtë, policia i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro, 3 pikë negative dhe gjashtë muaj masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit).
Policia ka apeluar tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes sepse me veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.

 


MË SHUME NGA Kosovë