Komunat padisin dy ministri, presin kthimin e mjeteve financiare
RTKlive
Asociacioni i Komunave të Kosovës ka dorëzuar padi ndaj Ministrisë së Arsmit dhe asaj të Shëndetësisë, për shkak të mos zbatimit të kontratës kolektive. Padia është bërë në emër të 26 komunave, teksa katër komunat që udhëhiqen nga VV-ja nuk iu kanë bashkuar këësaj padie.
Sazan Ibrahimi, kryetar i këtij Asociacioni ka sqaruar se në bazë të vlerësimeve të bëra dëmi i shkaktuar në zbatimin e kontratave kolektive ndaj komunave sillet rreth 35 milionë euro.
“Sot komunat e Republikës së Kosovës do të deponojnë padi sa i përket çështjes së kontratave kolektive ndaj Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Shëndetësië. Në bazë të vlerësimeve të Asociacionit të Komunave të Kosovës vlera e dëmit e tejkalon shifrën prej 35 milionë euro. Synimi kryesor i komunave është që këto mjete financiare të kthehen në buxhetet komunale në mënyrë që ato të gjejnë zbatim në projekte kapitale në të mirën e qytetarëv”, ka thënë Ibrahimi.
Ai ka sqaruar se katër komunat që udhëhiqen nga LVV, Podujeva, Kamenica, Gjilani dhe Shtimja nuk kanë shprehur interesim të jenë pjesë e kësaj padie për kthimin e mjeteve financiare.
Asociacioni i Komunave sot dorëzon padi ndaj dy ministrive
Mejreme Tahirukaj / Radio Kosova
Asociacioni i Komunave të Kosovës sot do të dorëzojë padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Shëndetësisë, ka bërë të ditur për Radio Kosovën, Sazan Ibrahimi, kryetar i këtij Asociacioni. Ai ka sqaruar se në bazë të vlerësimeve, del që dëmi i shkaktuar në zbatimin e kontratave kolektive ndaj komunave sillet rreth 35 milionë euro.
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë se dëmtimi financiar i komunave, nga obligimet që dalin nga kontrata kolektive, është shumë i madh për komunat. Sipas tij, komunat nga përmbushja e kontratave kolektive nuk po mund t’i realizojnë investimet kapitale dhe zhvillim ekonomik të paraparë në nivel lokal.
Për projekte të cilat do të shkonin në dobi të qytetarit, në përmirësimin e jetës së qytetarit, por edhe zhvillimin ekonomik lokal, Ibrahimi thotë se dëmi i shkaktuar në zbatimin e këtyre kontratave sillet rreth 35 milionë euro.
“Komunat e Republikës së Kosovës nesër në ora 10:30 do të deponojnë padi kundër Ministrisë së Arsimit dhe Shëndetësisë, për shkak se zbatimi i kontratave kolektive ka prekur buxhetin e komunave. Komunat do të kërkojnë që rreth 35 milionë euro t’u kthehen atyre që të investojnë aty ku është menduar nga kuvendet komunale përkatëse”, ka thënë Ibrahimi për Radio Kosovën.
Sazan Ibrahimi thotë se nuk janë kundër kontratave kolektive, por po kërkojnë që barrën financiare ta marrin institucionet e nivelit qendror, si nënshkruese të kontratave.
“Niveli qendror është nënshkruese dhe zotuese e këtyre kontratave. Komunat nuk janë konsultuar fare për këtë. Pra, nënshkruesit e tyre duhet ta bartin barrën financiare e jo të nënshkruhet një kontratë e barrën financiare ta bartë dikush tjetër”, ka shtuar ai.
Ibrahimi ka thënë se komunat kërkojnë drejtësi në këtë rast, sepse askush nuk është konsultuar paraprakisht me ta për nënshkrimin e këtyre kontratave. Ata kanë kërkuar që mjetet financiare të marra nga ta, t’u kthehen atyre, sepse mjetet janë marrë nga kategoritë e investimeve kapitale të komunave.























