07:59 / 24.08.2022
Moti sot i ndryshueshëm dhe jostabil
RTKlive
Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jo stabil.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës parashihen rreze dielli, vranësira dhe vende-vende reshje të shoqëruara me shkarkime elektrike. Indeksi UV do të shënoj vlera mesatare deri të larta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s.
























