08:31 / 25.08.2022
Edhe sot mot i freskët
RTKlive
Edhe sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i freskët dhe jo stabil. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës kryesisht do të mbajë mot me vranësira, me rreze të vogla dielli dhe vende-vende me reshje shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s.























