Anëtarët e Këshillit Grevist vizitojnë çerdhen `Yllkat`
Arlinda Sejda /RTK
Punëtorët e sektorit publik kanë filluar sot grevën e përgjithshme, të paralajmëruar ditë më parë nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës (SBASHK).
Anëtarët e Këshillit Grevist kanë vizituar institucionin parashkollor “Yllkat”, dhe kanë thënë se greva do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
Kryetari i Këshillit Grevist, Rrahman Jasharaj, gjatë vizitës ka thënë se të gjithë i kanë kërkesat e njëjta. "E di se ju çerdhe e keni më së vështiri, përfaqësuesja e SBASHK-ut, na ka thënë që ju e keni me së vështiri”, tha ai.
Sipas Jasharajt, Qveria asnjëherë nuk ka dashur të bisedoj me ta.
“ Tash do të luftojmë te gjithë së bashku, edhe ata qe nuk kanë të drejt siç është policia, por do të jemi se bashku. 9 muaj s’kemi lënë gurë pa lëvizur, kemi realizuar protesta dinjitoze por qeveria s’ka lëvizur. Ligji për grevat nuk e jep asnjë mundësi, e di që keni presion shpirtëror edhe nga prindërit, por nuk kemi asnjë zgjidhje tjetër, ose të dorëzohemi, ose të luftojmë për të drejtat”, ka shtuar Jashari.
Ai tha se greva do të vazhdojë derisa nuk përmbushën kërkesat. "Ne do t’ju qëndrojmë krah kërkesave tuaja, dhe presionit që mund t’i keni, t'i lajmëroni ne sindikatë, e ne do t'ju përkrahim ne gjitha format juridike", tha ai.
“Të dorëzohemi nuk e kemi mendjen, e kemi zgjedhur rrugën që na e mundëson ligji, me grevë”, ka shtuar ai.
Jasharaj uroi t'i respektojnë oraret për greva.
“Urojmë dhe presim që kjo punë të mos zgjasë. Fëmijët e kanë vështirë te ri ambientohen serish, por presim që qeveria të reflektoj në kërkesat tona”, tha Jashari.
Jasharaj, ka thëne se kërkesa për 100 euro është analizuar, është shumë simbolike në këtë kohë te rritjes se çmimeve.

Poashtu as në Komunën e Prishtinës nuk ofrohen shërbime administrative.

























