Punëtorët kërkojnë takim me ministren Rizvanolli, përplasën me policinë
BKT
Foto: Aleksandra Jovanoviç/RTKlive
Kosovë

Punëtorët kërkojnë takim me ministren Rizvanolli, përplasën me policinë

J.Musliu/RTKlive

Policia dhe punëtorët e kompanisë “Kosova Thëngjilli”, janë përplasur sot para ndërtesës së Ministrisë së Ekonomisë.

Janë punëtorët që kanë tentuar të futen brenda objektit të kësaj ministrie, por të njëjtit janë ndalura nga forcat e rendit.

Përplasja ka qenë më shumë verbale, por më vonë është shndërruar edhe në fizike.

Punëtorët e “Kosova Thëngjillit” kanë disa orë që po protestojnë kurse kërkesë kanë që të takohen me ministren Artane Rizvanolli.

Ata deklaruan se përfaqësuesit e tyre janë ftuar dy herë  për takim brenda kësaj ministrie, por në asnjërin rast nuk janë pritur nga ministrja.

Kjo është hera e pestë që ata po protestojnë duke kërkuar rikthimin në punë pas ndërprerjes së punës nga Korporata Energjetike të Kosovës.



MË SHUME NGA Kosovë