Mjekët nuk i bashkohen grevës
BKT
Foto: RTKLive
Kosovë

Mjekët nuk i bashkohen grevës

J.Musliu/RTKlive

Mjekët nuk i bashkohen grevës së thirrur nga BSPK. Njoftimi vjen nga kryesia e Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, e cila mbajti sot mbledhje të jashtëzakonshme.

Kjo federatë deklaron se pas shqyrtimit të situatës si dhe paralajmërimit të SBASHK-ut dhe Administratës për fillim të Grevës së Përgjithshme, del me qëndrim kundër grevës,  respektivisht nuk i bashkëngjitet grevës për

shkak se kërkesat nuk janë në interes të punëtorëve shëndetësor. Kjo për faktin se sipas FSSHK-së,  punëtorët shëndetësorë e gëzojnë shtesën prej 60 euro.

“Dhe nuk është arsye e mjaftueshme FSSHK të merr veprime sindikale siç janë grevat për 40 euro gjithashtu se Ligji i Pagave është proceduar për miratim në Qeveri dhe priten konsultime rreth tij” deklaron kjo Federatë.

Për këtë arsye, kryesia vendos që t’i hap rrugë dialogut për vërejtjet dhe

kërkesat e punëtorëve shëndetësor ti realizojë nëpërmjet dialogut me komisionet përkatëse si dhe me Qeverinë e Republikës së Kosovës.

“Prandaj duke pasur parasysh edhe situatën politike duke mos përjashtuar mundësinë e veprimeve sindikale,konsideron se për momentin nuk ka asnjë arsye madhore të hyjmë në grevë”.

Ndërkohë, në grevë kanë hyrë mësimdhënësit dhe punëtorët e administratës shtetërore, ndonëse jo në të gjitha komunat një grevë e tillë është duke u mbajtur.


MË SHUME NGA Kosovë