KFOR-i në komunikim me të gjithë, përfshirë ushtrinë e Serbisë
BKT
Foto: KFOR/Twitter
Kosovë

KFOR-i në komunikim me të gjithë, përfshirë ushtrinë e Serbisë

J.Musliu/RTKlive

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari, ka deklaruar ditë më parë për RTK-në se KFOR-i ka shtuar praninë e tij në veri të Kosovës.

"KFOR-i ka vendosur pika vëzhgimi dhe pika teknike në të gjithë zonën. Gjithashtu kemi rritur aktivitetin e patrullimit në të gjithë rajonin”, tha thënë kreu i KFOR-it.

“Këto masa janë marrë për të qenë të gatshëm për çdo incident dhe për siguri më të madhe. Nëse ka tension, do të veprojmë sipas në mandatin tonë”, tha Kajari të martën.

Ndërkohë sot, KFOR-i nëpërmjet një postimi në llogarinë e vet në Twitter, rikujtoi se  mban një qëndrim të dukshëm dhe të shkathët në terren dhe sipas tij,  komandantët e komandave rajonale janë në kontakt të rregullt me ​​të gjithë bashkëbiseduesit kryesorë, përfshirë përfaqësuesit e Forcave të Armatosura të Serbisë.

Për më tepër, KFOR-i ka publikuar edhe fotografinë nga një takim i tillë.



MË SHUME NGA Kosovë