09:13 / 26.08.2022
2.549 raste aktive me COVID-19
RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 2.549.
Në raportin e fundit, bëhet e ditur se janë realizuar 1.117 testime prej të cilave 203 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Sipas raportit të fundit, janë shëruar 780 persona, kurse rastet aktive janë 2.549.
Gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar vetëm 49 persona. Prej fillimit të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.410 doza të vaksinës anti COVID, njofton MSH.























