Nagavci: Arsimi profesional është një nga prioritetet tona
F.Sertolli / RTKlive.com
Ministrja e Arsimit (MASHTI), Arbërie Nagavci sot ka takuar drejtorët e shkollave profesionale me te cilët ka biseduar për përgatitjet e fillimit të vitit të ri shkollor.
Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Nagavci ka shkruar se i ka informuar drejtorët për impelementimin e mësimit dual që do të fillojë nga 1 shtatori në katër profile, kuzhinier, asistent i restorantit, floktar dhe murator.
“Si ministre e arsimit jam në dijeni për sfidat me të cilat ballafaqohen shkollat profesionale si dhe numrin jo të madh të nxënësve të interesuar për të ndjekur këto shkolla. Besoj shumë se ofrimi i një modeli të ri të mësimit do të jetë përparësi për shkollat dhe do të shtojë interesimin e nxënësve për t’u regjistruar në këto drejtime”, ka shkruar Nagavci.
Tuje ka bërë me dije ajo t’i ketë njoftuar drejtorët se janë duke e rishikuar formulën financiare cila rregullon çështjen e shkollave profesionale në mënyrë që të ua lehtësojmë punën e tyre.
Nagavci gjithashtu ka bërë të ditur se e kupton se edhe çështja e normave është brengë e mësimdhënësve.
“Andaj kemi punuar paralelisht në ofrimin e mësimit dual por edhe që të sigurohemi që mësimdhënësit të cilët janë në proces të mos i humbin vendet e punës. U dakorduam që të kemi takime të rregulla në mënyrë që bashkarisht ti zgjidhim problemet e të përmirësojmë gjendjen në arsimin profesional”, ka shkruar në Facebook, Nagavci.























