16:26 / 26.08.2022
Emisioni "Toka" sjell këtë të shtunë, fermën e 1 mijë drerëve |Video
RTKlive
Këtë javë emisioni “Toka” në RTK, sjell rrëfim shumë të veçantë.
Ky është një rast i pazakontë jo vetë për Kosovwn, por edhe për rajonin.
Gazetari Vedat Vllasaliu në emisionin “Toka” që transmetohet çdo të shtunë në orën 13:15 minuta në RTK1, sjell rrëfimin e fermerit që mban 1 mijë krerë drerë.
Si është të rritësh drerë? Sa është e vështirë? Cilat janë nevojat specifike të kësaj kafshe? A ka shumë kërkesa në treg për mishin e tyre? Cila është ndihma e shtetit?
Këtyre dhe shumë pyetjeve të tjera t’u japë përgjigje emisioni “Toka” në RTK.























