Asfaltohen 1300 metra rrugë në fshatin Ngucat të Malishevës
BKT
Kosovë

Asfaltohen 1300 metra rrugë në fshatin Ngucat të Malishevës

RTKlive

Janë asfaltuar 1300 metra rrugë në fshatin Ngucat të Komunës së Malishevës dhe asfaltimi i tyre është realizuar në kuadër të investimeve në ndërtimin e infrastrukturës rrugore në Komunën e Malishevës.

Asfaltimin e rrugëve në këtë fshat, e kanë parë nga afër, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Avdi Morina, të cilët janë shoqëruar nga asamblisti komunal nga ky fshat, Amrush Helshani dhe kryetari i fshatit, Mefail Elshani, njofton Komuna e Malishevës.

“Ashtu edhe siç kemi deklaruar ne në vazhdimësi, se realizimi i kërkesave dhe nevojave të qytetarëve dhe vendbanimeve, është dhe do të mbetet prioritet i qeverisë Kastrati, këtë jemi duke e realizuar në terren, pasi tashmë jemi duke i përfunduar këto investime dhe pothuajse çdo ditë kemi përurime apo përfundime të punimeve në fshatrat e komunës sonë”, ka thënë nënkryetari Krasniqi, gjatë vizitës në Ngucat. Nënkryetari Krasniqi,  i ka uruar banorët e lagjeve, për asfaltimin e rrugëve.

Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Malishevës, Avdi Morina, ka bërë të ditur, se punimet në rregullimin e rrugëve, por edhe në projektet tjera, janë duke vazhduar sipas planifikimeve, e në kuadër të këtyre investimeve janë edhe këto 1300 metra rrugë, që përfshijnë 4 rrugë në fshatin Ngucat. Ndërtimi apo rregullimi i këtyre rrugëve në Ngucat, mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.


MË SHUME NGA Kosovë