Kapen pajisjet për prodhimin e kriptomonedhave
Oficerët doganor me urdhër të organve kompetente kanë bastisur një objekt banimi në Podujevë ku edhe kanë gjetur mallra ilegale të kontrbanduara.
Sipas një njoftimi nga Dogana e Kosovës, oficerët doganor kanë kryer një bastisje në një banesë private, ku dhe kanë gjetur mallra pa dokumentacion i cili është i kontrabanduar në Kosovë.
Me këtë rast janë konfiskuar: 23 copë Ant-Miner El 3 dhe 13 shtepiza 1 st cool
"Të gjitha pajisjet ishin në funksion për prodhim të kriptovalutave. Me këtë rast përpos mallit të kontrabanduarzyrtarët doganor kanë vërejtur edhe një lidhje të dyshimtë nërrjetin e rrymës elektrike dhe kane njoftuar edhe zyrtarët e KEDS të cilët kanë dalë në vend të ngjarjes dhe kanë konstatuarse kemi të bejmë me kyçje ilegale dhe vjedhje të rrymeselektrike. Sipas konstatimeve preliminare vjedhje e energjiselektrike është mbi 40.000 mijë euro", thuhet në njoftim.
Malli është sekuestruar nga Dogana si i kontrabanduar derisarasti është trajtuar procedurën kundervajtëse.























