Pylli i arinjve është pikë turistike mjaft e frekuentuar
Besjana Mulaj/ RTK
Pylli i arinjve është pikë turistike mjaft e frekuentuar edhe në këto ditë të nxehta. Madje ditët e fundjavës ka më shumë kërkesa për t`i takuar 20 arinjtë që qëndrojnë brenda këtij parku.
Nëntë vjet më parë, ngritja e një pike të tillë turistike dhe strehimore e arinjve filloi vetëm me dy persona dhe me vizitorë të rastësishëm.
Por sot është pikë referuese e shumë familjeve dhe grupeve të ndryshme që vinë për ta kaluar një ditë në natyre dhe për t’i takuar arinjtë në distancë, raporton RTK.
20 arinjtë që qëndrojnë në këtë pyll kanë qenë të mbyllur në disa vende turistike private, ata janë konfiskuar nga organizata joqeveritare që ka për qëllim mbrojtjen e arinjve, kjo iniciativë është aprovuar me bazë ligjore nga institucionet qendrore.























