Ngjarjet e datës 30 gusht
BKT
Foto Arkiv/ RTKlive
Kosovë

Ngjarjet e datës 30 gusht

RTKlive

Ngjarjet e dates 30 gusht 2022.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, takohet me drejtorët e Komunës. (Shtëpia e Bardhë, Prizren, ora 09:00)

Kryetari i Këshillit Grevist të BSPK-së, Rrahman Jasharaj, mban konferencë të jashtëzakonshme për medie. (Selia e BSPK-së, Prishtinë, ora 10:00)

USAID-i mban takim prezantues me organizatat e shoqërisë civile dhe mediet. (Ish-zyra e Ambasadës Amerikane, Dragodan, ora 10:00)

Në Ditën Ndërkombëtare e Zhdukjeve të Dhunshme, YIHR KS organizon aksionin rrugor “Dera e Pritjes”, për të përkujtuar viktimat dhe për të kërkuar drejtësi dhe zbardhjen e fatit të 1621 të zhdukurve dhunshëm. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 12:00)

Me rastin e shënimit të ditës Ndërkombëtare së të pagjeturve, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka siguruar një hapësirë për nevojat e Shoqatës së të pagjeturve të Kosovës, me ç’rast ia dhuron zyrtarisht çelësin e zyrës kryetarit të kësaj shoqate. (Objekti i vjetër i Komunës, ora 13:00)

Partia Socialdemokrate mban aktivitet pranë Teatrit Kombëtar. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 13:00)

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) prezanton publikimin “Memorializimi, roli dhe rëndësia e tij në ballafaqimin me të kaluarën”. Pas prezantimit do të pasojë një debat rreth kulturës së memorializimit në Kosovë dhe rajon. (Qendra e Dokumentimit, biblioteka “Hivzi Sylejmani”, ora 14:00)


MË SHUME NGA Kosovë