Ambasadori Abbott thirrje Kosovës e Serbisë për të pagjeturit
Jeton Musliu/RTKlive
Në Ditën Ndërkombëtare të Personazheve të Zhdukur, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, vizitoi familjen Gashi në Suharekë.
Diplomati britanik atje u prit nga Bekim Gashi, i cili në masakrën e fshatit Tërnje, në marsin e vitit 1999, forcat serbe ia vranë nënën, katër motrat, si dhe anëtarë të tjerë të familjes e shokë, të cilët edhe më tej rezultojnë të pagjetur.
“Bekimi dhe të tjerët sikurse ai, meritojnë drejtësi, por më e rëndësishmja ata meritojnë që më të dashurit e tyre të kthehen dhe të prehen me dinjitet”, deklaroi ambasadori britanik.
“Sërish, u bëj thirrje të dy palëve (Kosovës e Serbisë v.j) të punojnë së bashku në mbylljen e çështjes së të pagjeturve për viktimat dhe familjet e tyre”.

Përndryshe, sot në Kosovë po shënohet me homazhe e aktivitete të ndryshme Dita Ndërkombëtare e të pagjeturve. Zyrtarë të shtetit e liderë të ndryshëm po vendosin lule pranë memorialëve të ndryshme në përkujtim edhe të mbi 1.600 personave që mungojnë nga lufta e fundit.
Në anën tjetër, Misioni i EULEX-it deklaroi se nga viti 2009 kur ëhstë prezent në Kosovë, bashkë me ekspertët e vet edhe ata kosovarë, kanë kryer dhjetëra gërmime.
Në Brekoc janë zhvarrosur 121 trupa, Çikatovë të vjetër 112, Rakosh 97, Qirez 96, Studime të Epërme 93 etj.
























