Ngjarjet e datës 31 gusht
Ngjarjet e dates 31 gusht 2022.
Komuna e Prizrenit organizon ceremoninë e fillimit të punimeve për renovimin e Shtëpisë së Kulturës “Xhemajli Berisha”. Do të marrë pjesë dhe kryetari i Komunës, Shaqir Totaj. (Prizren, ora 09:00)
Instituti D4D mban tryezën me titullin “Ndikimi lajmeve të publikuara nga portalet dhe rrjetet sociale në jetën e qytetarëve”. (Prishtinë, ora 10:00) .
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknoligjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mban konferencë për medie, ku do të flasë për përgatitjet e bëra për fillimin e vitit të ri shkollor 2022-2023. (Objekti i MAShTI, ora 11:00)
Bëhet përurimi i punimeve përgjatë lumit “Sitnica”, investim i MZhR-së dhe Komunës së Vushtrrisë. (Vushtrri, ora 11:30)
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist proteston kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave pas përdhunimit të 11-vjeçares nga pesë persona. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 12:00)
Lista “Guxo” themelon degën e partisë në Prishtinë. (Ora,17:30)























