Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Foto Arkiv/ RTKlive
Kosovë

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

RTKlive

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

A do të nisë sot viti i ri shkollor dhe par “Abetaren e përbashkët”, do të ketë lidhje të drejtpërdrejt , nga  Shkolla Fillore   “Faik Konica”.

Mysafir tjerë janë Laura Dragusha , anëtare dhe Orines Gashi, anëtar nga Këshilli i Nxënësve.

Për grevën dhe pasojat e mungesës së mësimit te fëmijët, e ftuar është Emine Doda psikologe.

Ndërsa Enver Kosumi nga Handikos, flet për sfidat e personave me aftësi të kufizuara dhe për projekte dhe shërbimet për personat me aftësi të kufizuara.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjell për shikuesit edhe storie të larmishme, të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Kosovë