Sveçla:Edhe një sukses në shtrimin e sundimit të ligjit e Kushtetutshmërisë
BKT
Kosovë

Sveçla:Edhe një sukses në shtrimin e sundimit të ligjit e Kushtetutshmërisë

RTKlive

Sot më 1 shtator ka filluar zbatimi i marrëveshjes për letërnjoftime, marrëveshje e arritur mes Kosovës dhe Serbisë edhe me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shkruar në Facebook", se Në pikë kalimet kufitare në Merdar, Bërnjak, Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë është ndërprerë lëshimi i dokumentit për hyrje/dalje nga ana e autoriteteve të Serbisë.

"Edhe një sukses në shtrimin e sundimit të ligjit dhe Kushtetutshmërisë në territorin e Republikës së Kosovës, si dhe mbrojtjen e interesave të shtetasëve tanë karshi Serbisë", ka shkruar ai.

May be an image of 7 people and people standing

Ndryshe deri më tash, Serbia pajiste me një dokument të përkohshëm shtetasit kosovarë që udhëtonin drejt Serbisë apo që kalonin tranzit.

Marrëveshja për letërnjoftimet mes Kosovës dhe Serbisë është arritur javën e kaluar pas disa takimeve intensive me ndërmjetësim të emisarëve nga BE e SHBA.


MË SHUME NGA Kosovë