Nis plani i ri për trajtimin e personave në institucionet e ShKK-së
BKT
Kosovë

Nis plani i ri për trajtimin e personave në institucionet e ShKK-së

K. Kasumi/ RTKlive

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me Zëvendësuesin e zv. Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, takuan zyrtarët përgjegjës të programeve rehabilituese brenda institucioneve korrektuese, organizatat nga shoqëria civile, si dhe partnerët strategjik të ShKK-së, ICITAP dhe EULEX.

Në takim u diskutuan çështje të bashkëpunimit dhe sfidave kryesore, me të cilat përballen institucionet korrektuese, veçanërisht mbi fushën e rehabilitimit për të burgosurit, e veçanërisht  për të miturit, thuhet në komunikatën për medie nga ShKK.

Gjatë takimit, palët u dakorduan që bashkërisht të punojnë në hartimin e një plani të ri, i cili do të mundësojë një reformë të thellë në trajtimin e personave të mbajtur në institucione korrektuese.

 

 


MË SHUME NGA Kosovë