Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Trafiku Urban arrijnë marrëveshje
K. Kasumi/ RTKlive
Ilirik Musliu, drejtor i Shërbimeve Publike në komunën e Prishtinës ka shkruar në Facebook se drejtoria e Shërbimeve Publike në koordinim me Trafikun Urban, në vazhdën e aktiviteteve të përbashkëta, sot kanë arritur edhe një dakordim shtesë.
Nga pagesa për dy stacionet e fundit do të lirohen qytetarët udhëtar të Trafikut Urban, në rrugën "Muharrem Fejza", gjegjësisht nga shkolla "Pavarësia”, ndërsa për qytetarët e linjës 7C në stacionet e fundit, gjegjësisht nga "Stacioni i Autobusëve" do të vlejë bileta e qytetarit që korrespondon me kohën e pagesës, përafërsisht 5 minuta me kohën e nisjes së autobusit - me autobusin e radhës.
Ky lirim nga pagesa e dyfishtë, vije pas ankesave të shumta që i kemi pranuar nga qytetarët se po paguajnë dy herë biletë, pasi që hynë në autobus në stacionet e fund të linjës dhe për të shkuar në destinimin e tyre, duhet të ndërrojnë autobus tjetër, rrjedhimisht të paguajnë prapë.
Bazuar në punën tonë të përditshme, sa i përket rregullimit të transportit në kryeqytet, do të kemi itinerarë të rinj të autobusëve të transportit publik dhe do ta përmisojmë ofrimin e përgjithshëm të shërbimeve në të gjithë qytetin.























