6 mijë nxënës të Luginës së Preshevës, nisën sot vitin e ri shkollor
BKT
Foto: RTKLive
Kosovë

6 mijë nxënës të Luginës së Preshevës, nisën sot vitin e ri shkollor

Baki Rexhepi / RTK

Në 15 shkolla me mësim në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës, sot e ka nisur viti i ri  shkollor.

Mësimin në këtë rajon e zhvillojnë  4 mijë e 10 nxënës të shkollave fillore dhe rreth 2 mijë të shkollave të mesme.

Edhe ky vit shkollorë  ka nis me një urdhëresë të Ministrisë së Arsimit  të Serbisë, që në orën e parë të mësimit të intonohet himni shtetëror serb.

Urdhri nuk është mirëpritur nga drejtorët e shkollave me mësim në gjuhën shqipe.

Viti shkollor 2022 /2023 ka nis me sigurimin librave mësimor për nxënësit e shkollave fillore.

Por, për ata të shkollave të mesme ende nuk ka tekste, ndërsa nëpër disa shkolla ka rënie të numrit të nxënësve.

Gjatë dekadës së fundit numri i nxënësve shqiptarë nëpër shkollat e Luginës është zvogëluar në mënyrë drastike.

Ndërkohë, për  më shumë se tri dekada nxënësit në këtë rajon mësojnë pa tekste mësimore, meqë Serbia nuk lejon librat shqip  nga Republika e Kosovës.


MË SHUME NGA Kosovë