Mehaj: Ushtria e Kosovës, gati për misione të NATO-s|Foto
BKT
Foto: Armend Mehaj/Facebook
Kosovë

Mehaj: Ushtria e Kosovës, gati për misione të NATO-s|Foto

J.Musliu/RTKlive

Regjimenti i parë i Këmbësorisë është në fazën intensive të trajnimit dhe përgatitjes së njësive të saj.

Kështu deklaroi ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, duke shtuar se ushtria e Republikës së Kosovës është e gatshme për çdo mision ushtarak.

Ministri Mehaj përmes një deklarimi në Facebook ka shkruar se trupat e R1K, janë duke kryer trajnim me sistemet e reja të armatimit, me të cilat është pajisur FSK së fundi.

“Me fokus operacionet e mbrojtjes dhe sulmit në nivel Skuadre, Togu dhe Kompanie”, deklaroi ai.

Ai tha se trajnimet e vazhdueshme, bashkëpunimi dhe vullneti i ushtrisë së Republikës së Kosovës, janë tregues të gatishmërisë për pjesëmarrje në çdo mision të NATO-s.

Bashkë me këtë deklarim, ministri Mehaj ka publikuare dhe disa fotografi nga trajnimet e pjesëtarëve të FSK-së.


MË SHUME NGA Kosovë