Sefaj: Pse nuk u ndalni pagat strukturave paralele pa dalë në punë
BKT
Kosovë

Sefaj: Pse nuk u ndalni pagat strukturave paralele pa dalë në punë

Afet BELA/ RTKlive

Anëtari i këshillit Grevist dhe Përfaqësues i Shoqatave Sindikale të nivelit qendror, Ali Sefaj, ka reaguar pasi që Ministria e Financave ua ka ndalur pagat e grevistëve e që sipas qeverisë së Kosovës, është bërë duke u bazuar në ligjin për grevat është në fuqi në Kosovë.

Dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një deklarimi për media ka thënë se për të marrë pagën duhet të kryhet një punë.

Për këtë deklarim të kryeministrit, Ali Sefaj nga këshillit Grevist, ka shkruar në “Facebook”, se janë të gatshëm të sakrifikojnë për Kosovën, raporton RTKlive.

“Ve 400 zyrtarëve serb të strukturave paralele që marrin paga qe tetë vite, pa dalë asnjë ditë në punë, e duke e luftuar për ditë shtetin e Kosovës, të mos ua ndalni pagat, se për ne të tjerëve s‘ka problem. Ne jemi të gatshëm të sakrifikojmë për Republikën”, ka shkruar Sefaj.

Ndryshe edhe sot po vazhdon greva, nëpër institucione të Kosovës, duke bërë që në përgjithësi arsimi në Kosovë të jetë i bllokuar në përgjithësi dhe disa institucione të tjera.

 

 


MË SHUME NGA Kosovë