Ibrahimi: Ndalja e pagave në mënyrë selektive, pabarazi e madhe
Afet BELA/ RTKlive
Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për dialogim dhe për të dalë nga kriza që ka përshirë sektorin e arsimit dhe disa institucione të tjera në Kosovë.
Ai ka ftuar dy palët që të dialogojnë dhe të mos lihen në mënyrë të fatit duke bërë që fëmijët të pësojnë në këtë kohë, kur është dashur të fillojë mësimi në vend.
“Ka shqetësim të madh nga kryetarët, të hyrat vetanake kanë pësuar shumë, po pësojnë fëmijët, prindërit dhe të qytetarët”, tha ai sot në një intervistë për emisionin “Aktual në RTK.
Për mungesën në takim të Asociacionit të Komunave të Kosovës, nga ana e kryetarëve të komunave që vijnë nga Lëvizje Vetëvendosje, Ibrahimi vlerësoi se janë për dialog dhe nuk ka asgjë politike në këtë segment.























