11:39 / 03.09.2022
Kurti: Bërnabiqi le të hyn në Kosovë me letërnjoftim të Serbisë
Afet BELA/ RTKlive
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në këtë konferencë ka folur edhe për vizitën që do të bëj kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq të hënën në Kosovë.
“Jemi pas 1 shtatorit dhe reciprociteti është në rregull. Edhe Bërnabiq le të hyjë në Kosovë me letërnjoftim për të parë se ky shtet është demokratik”, tha ai, raporton RTKlive.
Sipas tij Kosova është shumë më demokratike sesa Serbia. Ai tha se Kosova dhe Serbia nuk kanë njohje reciproke.























