AKK kërkon dialog për ndërpreje të grevës
Venera Xhoxhaj/ RTK
(E plotësuar, ora 17:52)Pas takimit me presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin, Agim Aliu, kryetar i Asociacionit tha se “ne i dorëzojmë listat në afate kohore, që kanë qenë me 10 gusht dhe tash do të jetë me 10 shtator”.
“Nuk është çështje e listave, por duhet të zhvillohet dialog për të ndërprerë grevën dhe kjo është thirrja jonë”.
Presidentja pret në takim edhe Asociacionin e Komunave të Kosovës
Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) ka shkuar në takim me presidenten Vjosa Osmani.
Gazetarja e RTK-së, Venera Xhoxhaj, raporton se në takim tek presidentja kanë shkuar: Sazan Ibrahimi, Bali Muharremaj, Shaqir Totaj, Imri Ahmeti, Agim Aliu dhe Sokol Haliti.
Asnjëri nuk u deklarua për media, por thanë se pas takimit do të ketë prononcim për media.























