Komunat e VV-së ftojnë për fillim të mësimit
Arbëresha Arifi -Teli /RTK
Kryetarët e katër komunave që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje u takuan në Gjilan, me ftesë të kryetarit të Gjilan, Alban Hyseni.
Ky takim, sipas Hysenit, është thirrur që të kërkohet nga udhëheqësit e shkollave që të jenë neutral karshi grevës së mësimdhënësve.
Hyseni, ka mbledhur në një takim kryetaret e komunave të Kamenicës, Shtimes e Podujevës të cilat qeverisen nga Vetëvendosje.
Sipas tyre, qëllimi i këtij takimi është që t’u bëhet thirrje mësimdhënësve që të fillojnë procesin mësimor.
Hyseni tha se ka pasur takim me drejtoret e shkollave nga të cilët ka kërkuar të mbajnë qëndrim neutral ndaj grevës që po mbahet në shkolla.
Kadri Rahimaj, Kryetari i Komunës se Kamenicës ka thënë se kjo komunë ka pësuar shumë nga një riorganizim që ka hasur në rezistencë. Kemi pas mbi 500 fëmijë që kanë humbur mbi 2 vjet mësimin dhe kjo greve veç sa e thellon krizën në arsim në këtë komunë.
Hyseni ka thënë se ky takim me kryetarët e komunave nuk është organizim paralel ndaj Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Njëzëri kryetarët e katër komunave në këtë takim u bënë thirrje mësimdhënësve që të fillojnë procesin mësimor.
Qëllimi i takimit ishte që t’u bëhet thirrje mësimdhënësve që të fillojnë procesin mësimor.























