Ofrohet përkrahje për prokurorët e Prokurorisë Speciale
V.Thaçi / RTKlive
Iniciativa për Sundimin e Ligjit në Ballkanin Perëndimor ofron përkrahje për prokurorët e Prokurorisë Speciale.
Këtë e bëri të ditur pas takimit Blerim Isufaj, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), me përfaqësuesin e projektit Iniciativa për Sundimin e Ligjit në Ballkanin Perëndimor (WBROLI) që financohet nga Fondi për Konflikt, Stabilitet dhe Siguri në Mbretërinë e Bashkuar (CSSF) Inpelementuar nga Chemonics International njëherit dhe përfaqësues i projektit britanik , David Wells.
Në këtë takim është diskutuar për Vlerësimin e Nevojave për Trajnime për rastet e Krimit të Organizuar. Kryeprokurori Isufaj, ka falënderuar përfaqësuesin e Projektit WBROLI për përkrahjen e ofruar për Prokurorinë Speciale, si dhe është shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar në realizimin e aktiviteteve të parapara nga ky projekt. Projekti për Vlerësimin e Nevojës për Trajnime është duke u zhvilluar në bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë’, thuhet në njoftim.
Projekti për Vlerësimin e Nevojës për Trajnime është duke u zhvilluar në bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë.























