Hakohet faqja e OKB-së, flamujt e Tajvanit e Kosovës vendosen në arkiv
BKT
Foto: RTKLive
Kosovë

Hakohet faqja e OKB-së, flamujt e Tajvanit e Kosovës vendosen në arkiv

Taiwannews

Hakerët sulmuan faqen e OKB-së dhe aty publikuan flamujt e Tajvanit e Kosovës, duke kërkuar anëtarësim të tyre në OKB.

Grupi i hakerëve që përbëhet nga pjesëtarë nga vende të ndryshme, e që vetën e quajnë “Anonymous”,  të shtunën (3 shtator) sulmoi faqen e internetit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe postoi flamujt e Tajvanit, Kosovës, Ukrainës së gjelbër, Bjellorusisë së Lirë dhe opozitës ruse, si dhe një foto të Yuri Gagarin. i paraqitur si një palaço.

Hakimi përfshinte imazhe të gjashtë flamujve, kozmonautit rus dhe gjashtë faqe teksti të manifestit.

“Anonymous” ka ruajtur versionet e arkivuara të Tajvanit, pavarësisë pro Tajvanit, Kosovës, Ukrainës së gjelbër, Bjellorusisë së Lirë, flamujve të opozitës ruse dhe imazhit të Gagarin në Wayback Machine të Arkivit të Internetit.

Faqja e parë (arkivi) i seksionit të manifestit fillon me një siluetë të Rick Astley dhe tekste nga kënga e tij "Never Gonna Give You Up". Faqja përfshin tallje të Partisë Komuniste Kineze (PKK.

Grupi i decentralizuar haktivist ndërkombëtar Anonymous kanë hakuar faqen e internetit të Kombeve të Bashkuara, ku postoi disa flamuj ndër të cilës ishte edhe ai i Kosovës. “Anonymous” ka ruajtur versionet e arkivuara të flamujve të këtyre vendeve.

(Marrë me shkurtime nga Taiwannews.Titulli nga Rtklive.com)


MË SHUME NGA Kosovë