07:01 / 07.09.2022
Moti sot, rritje të lehta të temperaturave maksimale
RTKlive
Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësira do të ketë kryesisht në relievin malor. Indeksi UV do të jetë i lartë kryesisht në orët e mesditës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë, kryesisht nga drejtimi i verilindjes.
























