Garda e Iowas dhe FSK, në stërvitje të përbashkët
BKT
Foto: garda e Iowas/Twitter
Kosovë

Garda e Iowas dhe FSK, në stërvitje të përbashkët

J.Musliu/RTKlive

Iowa, shtet ky i cili nëpërmjet gardës së saj, nga fillimi, vazhdon të ndihmojë Forcën e Sigurisë së Kosovës në rritjen e kapaciteteve mbrojtëse.

Kjo gardë, ka publikuar fotografi nga  stërvitjet e përbashkëta të pjesëtarëve të saj me ata të FSK-së.

“Dita e 31 gushtit nisi sot herët me një vrapim 2 miljesh (mbi 3 kilometra) e shumë pompa”, ka publikuar Garda e Iowa-s në llogarinë e saj në twitter.

“Ushtarët amerikanë (plus disa miq tanë nga Forca e Sigurisë së Kosovës) po punojnë shumë që t’i marrin krahët”, shkruan më tej kjo gardë.

E këtë postim të gardës së Iowas, e ka ripostuar ambasada e SHBA-së në Kosovë, e cila ka shpërndarë disa fotografi nga stërvitjet e përbashkëta të ushtarëve të FSK-së dhe ushtarëve amerikanë.


MË SHUME NGA Kosovë