ORCA: Bujar Dugolli pranon fajin për plagjiaturë |Video
BKT
Foto: RTKLive
Kosovë

ORCA: Bujar Dugolli pranon fajin për plagjiaturë |Video

RTKlive

Në mbledhjen e fundit të Senatit të Universitetit të Prishtinës të mbajtur me 5 shtator 2022 ku ndër pikat e rendit të ditës u diskutua vendimi i Këshillit të Etikës mbi shpalljen plagjiator të Ardian Kastratit dhe Bujar Dugollit, ky i fundit e pranoi hapur fajësinë mbi plagjiaturën e bërë.

Kështu ka njoftuar ORCA, Organizata për Cilësi në Arsim, e cila ka shpërndarë për media edhe videot nga deklarimi i Dugolli në senat.

Sipas kësja organizate, Dugolli u shpreh se gabimi i vetëm i tij për të cilin ndjehet fajtor është se ka pranuar që emri i tij të vendoset në punimin që përmban plagjiaturë. Këtë veprim ai tentoi ta justifikojë përmes mirëbesimit që e ka pasur në kolegun e tij Ardian Kastratin dhe se nuk e ka shikuar punën e bërë në punim.

“Gjithsesi, Dugolli duke tentuar ta shfajësojë vetën, e inkriminon edhe më shumë atë. Ai pranon haptazi para Senatit të Universitetit të Prishtinës se përmes veprimit të tij ai ka kontrabanduar punime shkencore me qëllim të avancimit, pra duke vendosur emrin në një punë akademike për të cilën nuk ka asnjë pikë kontributi në të”, deklaron ORCA në këtë komunikatë për media.

Kjo organizatë deklaron se pavarësisht këtij deklarimi të hapur para senatorëve dhe menaxhmentit të UP-së, “Senati nuk guxoi të merrte vendim meritor, t’i përjashtojë nga universiteti plagjiatorët siç ndodhë në çdo rast të ngjashëm në botë”.

Sipas ORCAS, tendenca për relativizim të situatës aktuale nga disa dekanë që mbahen për intelektualë në shoqërinë tonë dhe që mbajnë ligjërata publike për etikën, krizën tonë shoqërore e politike apo për ligjshmërinë e jetës tonë publike ishte neveritëse deri në padurim, saqë monitoruesit e ORCA-s u detyruan ta lëshojnë monitorimin.


MË SHUME NGA Kosovë