17:34 / 07.09.2022
Spahiu: Sllovenia mbështetëse e Kosovës
A.Bela / RTKlive
Presidenti slloven, Borut Pahor , po viziton Kosovën në kuadër të përgatitjeve për samitin e 11-të të procesit Brdo-Brioni, që mbahet më 12 shtator.
Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Avni Spahiu, tha sot në emisionin”InfoPlus”, në RTK se Sllovenia ka qenë mbështetëse e të gjithë proceseve politike të Kosovës.
Sipas tij mesazhet, që i solli presidenti slloven në Kosovë, janë të rëndësishme për Kosovën dhe për proceset nëpër të cilat kalon ajo, siç është edhe çështje e vonesave për liberalizim të vizave për Kosovën nga Bashkimi Evropian.
“Pahor solli disa mesazhe për Kosovën. Ai dha mbështetje liberalizimi të vizave për Kosovën për të cilën ka qenë proces i stërzgjatur, si dhe përgatitjet për Samitin e Bërdos”, tha ai.























