Pak klasa mbajnë mësim|Video
BKT
Kosovë

Pak klasa mbajnë mësim|Video

Arlinda Sejda / RTK

Greva në arsim, e cila nesër hyn në ditën e 15. Derisa Ministria e Arsimit po vazhdon të këmbëngulë se kërkesat e grevistëve tashmë janë adresuar përmes projektligjit për pagat, Këshilli Grevist nuk po pajtohet, madje shprehet i gatshëm ta vazhdojnë grevën derisa të plotësohen kërkesat.

Tre klasa në shkollën " Faik Konica" po realizojnë procesin mësimor, ku në këtë shkollë të Prishtinës qëndroi ministrja e Arsimit, raporton Radio Televizioni i Kosovë (RTK).

Derisa sërish u bëri thirrje mësimdhënësve që të kthehen në mësim, ministrja Nagavci po insiston se kërkesat e grevistëve tashmë janë adresuar përmes projektligjit për pagat.

"Si ministri do të jemi edhe përtej kërkesave të sindikatës sepse kërkesat të cilat janë të njëjta dhe të paartikuluara nuk i ndihmojnë daljes prej kësaj situate. Nuk ka asnjë arsye që të insistohet nga sindikata përkundër pakos prej 150 milion që qeveria ndau për kategoritë e ndryshme të të punësuarve që sindikata të vazhdoj të insistoj për këtë shtesë prej 100 euro për mësuesit por edhe për profesorët universitar që kanë nga 2 mijë euro pagë. Pra vet kërkesat për mënyrën se si janë shtruar nga na e sindikatës , janë shtruar për të penguar dhe bllokuar procesin mësimor", tha ministrja Nagavci.

Por, me deklarimin e ministres as sot nuk u pajtua Këshilli Grevist i SBASHK-ut.

Ata po presin që të nisë dialogu social, derisa shprehen të vendosur të mos dalin nga greva pa u plotësuar kërkesat e tyre.

" Ne atë nuk po e shohim sepse ju jeni në dijeni që kërkesa jonë është në shumën prej 100 eurosh të jepej në listën e pagave deri te zbatimi i ligjit të pagave tani në ligjin e pagave sa kemi pa edhe lexuar edhe pse nuk e kemi pasur në duar, aty është koeficienti 5.4, dhe nuk di çfarë ka plotësuar nga kërkesat që kanë pasur mësimdhënësit te MASHT-i", ka thënë Reshit Kushaj-Kryetar i Këshillit Grevist të SBAShK-ut

Sipas Kushajt, mund të jenë disa klasë në 10 shkolla nga 1200 sa janë në grevë që po e zhvillojnë procesin mësimor.

Humbjen e këtyre orëve, sociologu Blerim Shabani po vlerëson se do ta mbajnë si pasojë nxënësit e grupmoshave të ndryshme.

" Ne radhë të parë kjo dëmton pritjen e fëmijëve të cilët fillojnë mësimin për herë të parë sepse kanë një pritje, dëmton aspektin e dëmtimit në mes të relacionit me mësimdhënës, dhe janë pasoja të cila në faza të mëvonshme të cilat do të vërehen për shkak të mospërmbushjes së objektivave", ka thënë Shabani.


MË SHUME NGA Kosovë