Kurti: Koha për shkolla me nxënës dhe mësimnxënie
BKT
Foto/ Venera Xhoxhaj
Kosovë

Kurti: Koha për shkolla me nxënës dhe mësimnxënie

Venera Xhoxhaj& Afet BELA/RTK

(E plotësuar, ora 09:10) Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci sot kanë vënë gurthemelin e shkollës “Ilir Konushevci” në fshatin Llugë të Podujevës.

“Koha për shkolla me nxënës dhe mësimnxënie. Kështu deklaroi kryeministri i vendit Albin Kurti kur në Llugë të Podujevës e vuri gurëthemelin e shkollës “Ilir Konushevci”.

"Kjo shkollë do të ju shërbej 450 nxënësve dhe ne kemi nevojë për kushte më të mira për nxënësit tanë. Po e bëjmë vënien e gurëthemelit në shtator kur kemi nevojë për më shumë mësim dhë më shumë shkolla, mësimdhëne e mësimnxënie", tha Kurti.No description available.

Edhe ministria e Arsimit Arvërie Nagavci ka bërë thirrje për fillimin e procesit mësimorë. "Bëj thirrje që të kthehen në shkolla nxënësit. Jemi të vetëdijshëm që infrastruktura është e rëndësishme për punën dhe sukseset, andaj po punojmë në këtë drejtim", tha ajo, raporton RTKlive.

I pranishëm ishte edhe kreu i komunës Shpejtim Bulliqi ndërkohë në këtë shkollë nuk po zhvillohej procesi mësimorë.

Mësim nuk kishte as në shkollën "Luigj Gurakuqi" në Batllavë ku u përurua salla e edukatës fizike dhe objekti i paraleles së ndarë të po të njëjtës shkollë.

Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e  shkollës ‘Ilir Konushevci’

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci sot do të vënë gurthemelin e shkollës “Ilir Konushevci” në fshatin Lluga të Podujevës.

Po ashtu Kurti dhe Nagavci do të përurojnë objektin e ri të shkollës “Luigj Gurakuqi” në Batllavë (paralele e ndarë), dhe do të përurojnë Sallën e Edukatës Fizike në shkollën amë.


MË SHUME NGA Kosovë