Ngjarjet e datës 8 shtator
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Kosovë

Ngjarjet e datës 8 shtator

RTKlive

Ngjarjet e datës 8 shtator 2022.

Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, do të vënë gurthemelin e shkollës “Ilir Konushevci” në fshatin Lluga të Podujevës, do të përurojnë objektin e ri të shkollës “Luigj Gurakuqi” në Batllavë (paralele e ndarë), dhe do të përurojnë Sallën e Edukatës Fizike në shkollën amë.(Ora, 08:00 - 09:00)

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGjK-së, rr. “Luan Haradinaj”, Prishtinë, ora 09:00)
    
Fondacioni i Rrjetit për Inovacionin në Udhëzimin dhe Këshillimin në Karrierë në Evropë (Fondacioni NICE) mban konferncën në fushën e orientimit në karrierë. (Ora, 09:00)

Qendra e Kosovës për Mësim në Distancë (KCDE) organizon diskutimin e udhëzuar me temën “Mësimi Digjital në Kosovë”, në kuadër të Projektit Zhvillim Inovativ për Avancimin e Arsimit (IDEA 2022). (Ora, 10:00)

 SBAShK-u mban konferencë për medie lidhur me ecurinë e grevës. Marrin pjesë dhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë (SPASh), Nevrus Kaptelli, si dhe nënkryetari i Sindikatës së Arsimit të Maqedonisë Veriore (SONK), Tafa Ameti. (Zyrat e SBAShK-ut,ora 11:00)

 Profesorët dhe akademikët nga Tirana, Anastas Angjeli dhe Adrian Civici, promovojnë tre libra me analiza të thelluara shkencore, studime, politika e reagimeve të shteteve e qeverive lidhur me efektet dhe pasojat dhe rrugëzgjidhjet si përgjigje ndaj Covid-19 dhe luftës në Ukrainë. (Ora, 11:30)

Sindikata e pavarur e punëtorëve teknik të sektorit privat të Kosovës sot  në zyrën e kësaj sindikate mban takim te jashtëzakonshëm me udhëheqësit e shoqatave sindikale ku temë diskutimi do të jenë rritja e pagës dhe kushtëzimi i qeverisë së Kosovës lidhur me pakon  e inflacionit që ka  bëj me stimulimin e punëtorëve te këtij sektori ( ora 13.00)
    
Hapet ekspozita e fotografit Arben Llapashtica “Dostat e Janjevës”. (Shtëpia e Evropës, ora 19:00)

 

 


MË SHUME NGA Kosovë