BSPK i drejtohet Qeverisë: S’ndalet greva pa bisedime
BKT
Foto: RTKLive
Kosovë

BSPK i drejtohet Qeverisë: S’ndalet greva pa bisedime

J.Musliu/RTKlive

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës rikujtoie dhe një herë sot përmes një deklarate për media, se Qeveria e Kosovës është duke u munduar të gjejë rrugë jo të mira, kryesisht të presionit joparimor dhe vetëm e vetëm për të bindur grevistët të ndalin Grevën e Përgjithshme.

“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës porosit Partnerin Social – Qeverinë se ndalja e grevës së përgjithshme pa dialog social është dhunim i demokracisë”, shkruan në deklaratë.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës deklaron se do të bënte shkelje të ligjit për greva e mbi të gjitha shkelje të rëndë të parimeve dhe normave sindikale, po që se do të ndalte grevën pa u ulur në karrigen e tavolinës së dialogut social dhe pa arritjen e marrëveshjes.

Greva në arsim e administratë publike ka filluar që nga 25 gushti. E njëjta edhe më tej po vazhdon.


MË SHUME NGA Kosovë