SBASHK-u kërkon dialog me Qeverinë, përndryshe greva vazhdon
BKT
Foto: RTK
Kosovë

SBASHK-u kërkon dialog me Qeverinë, përndryshe greva vazhdon

Emine Hoti/RTKlive

Është dita e gjashtë që fëmijët po humbin procesin mësimor, ndërsa që Këshilli i Prindërve ka thënë se nuk do të lejojnë që orët e humbura, të kompensohen, sikurse që ka ndodhur në të kaluarën.

Nënkryetarja e SBASHK-ut,  Vjollca Shala, në intervistën e dhënë në emisionin “Info Plus” në RTK1, deklaroi se në vazhdimësi kanë kërkuar që Qeveria Kurti, të ulet në tavolinën e bisedimeve dhe të fillojnë gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët.

“Që nga 25 gushti kur është shpallur nga BSPK-ja greva e përgjithësime, ajo po vazhdon. Ne në vazhdimësi kemi kërkuar që Qeveria Kurti dhe gjithë akterët tjerë të ulën në tavolinë e bisedimeve dhe të fillojnë gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët”, tha Shala.

Sipas saj, kërkesat e tyre  tashmë janë të njohura. “Rritja e pagave të të gjithë të punësuarve në arsim, por edhe për të gjithë të punësuarit tjerë në sektorin publik për 100  euro, deri në implementimin e Ligjit të Pagave”, tha ajo.

“Pastaj të fillojë së zbatuar Ligji i Sigurimeve Shëndetësore dhe të bëhet plotësim ndryshimi i të gjitha skemave pensionale të financuara nga shteti”.

Megjithatë, deri më tani, ajo tha se nuk ka kurrfarë rezultati nga ana e Qeverisë.

Shala u shpreh se ata janë të gatshëm në çdo moment që të ulen më Qeverinë dhe ta gjejnë një zgjidhje të pranueshme.

 “Nëse Qeveria na fton në bisedime, ne jemi të gatshëm të ulemi për të gjetur një zgjidhje dhe qysh nesër do të kishte filluar mësimi”, tha Shala.


MË SHUME NGA Kosovë