Aktakuzë ndaj 6 ish zyrtarëve në Istog IVideo
BKT
Foto: RTKLive
Kosovë

Aktakuzë ndaj 6 ish zyrtarëve në Istog IVideo

RTK

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë zyrtarëve komunalë të Istogut, për 21 vepra nga kapitulli i veprave penale të korrupsionit.

Në njoftimin e kësaj prokurorie thuhet se nga provat e grumbulluara gjatë një hetimi 1 vjeçar është krijuar dyshimi se 6 të pandehurit, prej të cilëve 3 ish drejtor të drejtorisë për planifikim urban dhe 3 të tjerë zyrtarë komunalë, me veprimet e tyre gjatë ushtrimit të  detyrës zyrtare, në njëzetenjë (21) raste  kanë keqpërdorur pozitën zyrtare.

Për të pandehurit është kërkuar të shpallen fajtorë dhe t’u ndalohet  ushtrimi i funksioneve në shërbimin publik.


MË SHUME NGA Kosovë